Leotrim Kryeziu debuton në Zvicër, goli i Ajetit nuk mjafton ndaj Jang Bojs

Albian Ajeti shënoi golin e vetëm të Bazelit në përballjen me kryesuesit e Jang Bojs. Krahas Ajetit edhe Taulant Xhaka luajti për 90 minuta në këtë takim, që u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 3 – 1.

Leotrim Kryeziu  i është dashur të presë diçka më shumë se tre muaj për të debutuar në kampionatin zviceran me skuadrën e Luganos. Sulmuesi 19-vjeçar u aktivizua në minutën  83-të, në ndeshjen kundër Ksamaksit, që përfundoi me rezultatin 2 – 2 .

Benjamin Kololli vazhdon të jetë vendimtar në kampionatin zviceran. Lojtari polivalent i përfaqësueses së Kosovës shërbeu asistin e golit të parë në fitoren 2 – 0 të Zyrihut në derbin ndaj Grasshopersit. Arlind Ajeti luajti për 90 minuta për Grasshopers në këtë takim, ku u ndëshkua me një karton të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *