Leonardo zbulon gjithçka: Nejmar e ka një çmim, presim oferta

Parisi po fillon të “vlojë”. Shkak për këtë është një ndër yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, Nejmar Zhunior. Dy vite më parë u paguan 240 milionë euro për ta sjellë në kryeqytetin e Francës, shumë kjo rekord që është  ende në fuqi sot e kësaj dite. Megjithatë duket se 27-vjeçari se është penduar për largimin nga Barcelona.

Drejtori sportiv i kampionëve të Francës dhe njëkohësisht bashkëkombësi i Nejmar, Leonardo, ka vendosur të bëjë çdo gjë publike në lidhje me situatën aktuale që ekziston midis klubit dhe 27-vjeçarit. Në një intervistë për të përditshmen franceze “Le Parisien”, drejtuesi i lartë i PSG-së ka diskutuar për më shumë se një orë në lidhje me këtë çështje të nxehtë.

Cili është problemi midis Nejmarit dhe PSG-së?

Sot (dje), ai nuk ishte i pranishëm në stërvitje. Supozohej që do ishte kthyer nga Brazili, por nuk ka ndodhur kështu. Ai i dinte se duhej të paraqitej. Do shqyrtojmë se çfarë masash do të marrim, ashtu sikurse do kishim bërë për çdo punonjës tjetër të klubit”.

A ka pasur ndonjë shpjegim nga ana e tij për mosparaqitjen?

Ai ka pasur disa angazhime me një projekt të tijin në Brazil dhe një sponsor, por kjo nuk ishte data që ishte rënë dakord me klubin. Gjithsesi, ai ka luajtur lojën e tij të fundit më 6 qershor. Pushimet mbaronin më datë 8 korrik.

Kur do të kthehet Nejmar në stërvitje?

Nuk e di. Nuk e di akoma. E vetmja gjë që unë di është se ai nuk ishte i pranishëm në datën e planifikuar për fillimin e stërvitjes, 8 korrikun.

A ju ka thënë Nejmar se ku dëshiron të vazhdojë?

Kjo është diçka e qartë për të gjithë tani, por në futboll mund të thuash diçka sot e diçka tjetër të nesërmen. Është diçka e pabesueshme, por ky është realiteti i kësaj industrie ku ne punojmë

Keni mbërritur në 14 qershor në Paris, a keni folur me të?

Po kam folur. S’dua t’u tregoj çdo hollësi të bisedës. Kam folur dhe me babanë e tij. Është diçka që dihet nga të gjithë. Pozicioni i secilës palë është qartë. Megjithatë, në këtë moment që po flasim vetëm diçka është konkrete: Nejmar ka dhe tri kontratë me ne. Përderisa nuk kemi marrë një ofertë s’ka gjë për të diskutuar.

Përse mendoni se ka dëshirë të largohet ?

Iu përgjigja njëherë kësaj pyetje. Kur një lojtar kërkon të largohet nga një klub, po flas në përgjithësi, është diçka mëse normale e jetës së një futbollisti. Përse duhet ta përjetojmë këtë situatë si një përdhosje. Klubi ia ka dalë të bindë shumë lojtarë të qëndrojnë në të shkuarën. Në rastin e Nejmar, nuk është paraqitur në stërvitje, pra është faji tij. Kemi politikat tona të brendshme për raste të tilla. T’i themi gjërat siç janë, në shumë klube ndodh që lojtarët të mos paraqiten në ditën e parë të grumbullimit.

Nejmar dhe presidenti i Barcelonës Zhozef Maria Bartomeu

Situata e ofertave?

Nuk kemi marrë asnjë ofertë. Megjithatë është e vërtetë që kemi pasur disa kontakte të thjeshta.

Me Barcelonën?

Po.

Çfarë mund të thoni për strategjinë e drejtuesve të  Barcelonës ?

Ata na thanë që ishin të interesuar të blinin kartonin e lojtarit, por ne u thamë që nuk e kemi në shitje. Nuk e mendojmë që Barcelona është në një pozitë ku mund ta blejë lojtarin tonë.

Me cilat kushte do të pranonte PSG-ja transferimin?

Thjesht na duhet të flasim e të negociojmë. Kjo është e gjitha. Boll me pyetje për Nejmarin, ju lutem.

Një të fundit. A keni vendosur ndonjë afat për këtë çështje?

Kjo është me të vërtetë një çështje shumë e rëndësishme. Janë shumë gjëra në lojë. Së dyti, një rast i këtyre përmasave nuk është vetëm një çështje ndjenjash, është një çështje financiare.

Përfundimisht, a është e mundur që Nejmar të largohet këtë verë?

Nejmar mund të largohet nga PSG-ja, nëse vjen një që gëzon të gjitha palët. Por deri këtë moment, ne nuk e dimë nëse ka ndonjë klub që dëshiron ta blejë atë ose çmimin që mund të ofrojnë. Diçka e tillë nuk mund të kryhet brenda një dite. Kjo është e sigurt.

Leonardo (m) dhe pronari i PSG-së, Emiri i Katarit, Tamam bin Hamad Al Thani

Pra PSG nuk dëshiron ta mbajë Nejmarin në skuadër me çdo kusht…?

PSG dëshiron të mbështetet në lojtarë që duan të qëndrojnë e të ndërtojnë diçka të veçantë. Nuk duam të kemi lojtarë që i bëjnë ndere klubit me praninë e tyre në skuadër.

PSG duhet të jetë më e pushtetshme se Nejmar, apo jo?

Nuk di ndonjë klub që ka dalë i fituar kur ka pasur një lojtarë të të fuqishëm se vetë klubi. Një klub duhet të ecë përpara, duhet të ketë kontroll mbi gjithçka. Këtu përfshihen edhe lojtarët më të rëndësishëm.

Si do ta punoni në merkato duke pasur parasysh situatën e paqartë me Nejmar?

Nuk ka plan “me Nejmar” dhe plan “pa Nejmar”. Realiteti është që ai ka një kontratë me PSG-në. Për momentin, nuk ka asnjë ofertë konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *