Leonardo në tryezë me Raiolën, Milani kërkon të “blindojë” yllin e skuadrës

Milani është ekipi që shpenzoi më shumë gjatë merkatos së janarit me një rekord prej 70 milionë eurosh që sollën në “San Siro” brazilianin Lukas Paketa dhe polakun Kristof Piatek. Tani te “djalli” nuk po mendojnë më për blerje, por për rinovimet.

Sipas “Sportmediaset”, drejtuesi i lartë i Milanit, Leonardo, ka filluar bisedimet me agjentin e njohur Mino Raiola për të rinovuar kontratën e portierit Xhanluixhi Donaruma. Marrëveshja aktuale e italianit përfundon në vitin 2021, ndërsa Leonardo synon që të arrijë një marrëveshje për tri sezone të tjera.

Negociatat nuk do të jenë aspak të lehtë pasi Donaruma është një ndër portierët më të lakmuar në botë për shkak të aftësive që ka dhe moshës së re. Aktualisht 20-vjeçari është lojtari më i paguar i Milanit me një pagë sezonale prej 6 milionë eurosh në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *