Leonardo merr avionin për në Brazil, fillojnë negociatat për yllin e Gremios

Lukas Paketa është i vetmi brazilian te skuadra e Milanit, por kjo pritet të ndryshojë së shpejti. Sipas “Fox Sports”, drejtuesi i lartë i Milanit, Leonardo, ka marrë një avion privat drejt Brazilit, ku do të takohet me presidentin e Gremios, Romildo Bolzan.

Objekti  i bisedës është sulmuesi anësor, Everton Soaresh. Futbollisti 23-vjeçar po spikat prej disa vitesh në kampionatin brazilian dhe tani konsiderohet momenti i duhur për të bërë kapërcimin gjigant te një ndër klubet më të mëdhenj në Europë.

Prej kohësh klubi brazilian ka kërkuar jo më pak se 80 milionë euro për kartonin e lojtarit, por ky çmim pritet të reduktohet ndjeshëm pasi palët të ulen në tryezën e negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *