Leonardo kërkon kryeveprën e tij, me mision në Paris

Milani i ri është në rrugën e duhur, me lëvizjet e verës në hierarkinë drejtuese dhe me përforcimet cilësore, por Kaldara e Higuain nuk mjaftojnë.

Leonardo bëri gjithçka në mënyrë perfekte, duke afruar dy lojtarë me një shpenzim minimal dhe duke larguar Bonuçin, i cili kishte një kosto të madhe financiare për klubin, por trajneri Xhenaro Gatuzo pret përforcime të tjera dhe urgjente është blerja e një mesfushori cilësor, të aftë të udhëheqë mesfushën dhe të krijojë lidhjen perfekte me sulmin.

Sipas SportMediaset, drejtori teknik Leonardo ka shkuar në Paris, për të biseduar me PSG-në në lidhje me mesfushorin Adrien Rabio. Vetëm 23-vjeç, Rabio ka kohë që nuk është i kënaqur me rolin që ka në skuadrën pariziene, duke fajësuar aktivizimin e paktë në Paris për mbetjen jashtë kombëtares franceze në Kupën e Botës.

Dje në Superkupë Rabio ishte titullar dhe dha një asist në fitoren 4-0 ndaj Monakos, por një ofertë nga Milani do ta joshte shumë, duke pasur parasysh se të kuqezinjtë do të kthehej në një pikë referimi.

Leonardo ka marrëdhënie të shkëlqyera me pronarët e PSG-së dhe do të bisedojë direkt me presidentin Naser Al-Kelaifi, nëse mund të realizohet një transferim pa kaluar 30 milionë eurot, shifër që do të rikuperohet nga shitjet e emrave si Kaliniç e Baka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *