Leonardo hedh sytë nga Brazili, synohet një tjetër Paketa

0

Drejtuesit e Milanit vazhdojnë punën për gjetjen e elementëve cilësorë për Milanin. Leonardo dhe Maldini po monitorojnë lojtarë të ndryshëm. Braziliani ka hedhur sytë nga vendi i tij, aty ku ka talente pafund.

Leonardo ka zbuluar më parë emra si: Kaka, Tiago Silva dhe së fundmi Lukas Paketa. Sipas “Gazzetta dello Sport”, tre janë objektivat brazilianë të kuqezinjve të “Djallit”. Në listën e Leonardos gjenden emrat e Everton Souza Soares, sulmues i Gremios dhe dyshja e Korinthiasit: Pedrinjo e Fabrisio Ojia.

Pedrinjo (mes) dhe Fabricio Oia (djathtas)

I pari është 23 vjeç, bën mirë të gjitha rolat e sulmit, por mbetet problem klauzola e largimit prej 80 milionë eurosh. Edhe dyshja e Korinthiasit pëlqehet shumë. Pedrinjo është 20 vjeç, ndërsa Oia një vit më i vogël. Të dy luajnë në sulm.

Reinier

Një tjetër emër që preferohet shumë është edhe Reinier i Flamengos. Ai është 17 vjeç dhe aktivizohet në rolin e organizatorit. Për këtë të fundit interesohen edhe Liverpuli, Real Madrid dhe Mançester Siti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.