Leonardo duhet të lëvizë, ylli brazilian “i shkel syrin” Milanit

Milani i ka hedhur sytë në Brazil, atje ku kërkon të përforcohet me një sulmues anësor. Everton, futbollisti i Gremios, është në listën e dëshirave të kuqezinjve. Së fundmi ai ka folur për këtë në SportMediaset.

“Jam shumë i kënaqur për interesimin e Milanit, është një ekip i madh në nivel europian. Të shohim se si do të shkojnë gjërat, por unë jam i lumtur. Është një skuadër e madhe”, thotë fillimisht braziliani, i cili ka arritur të shënojë 16 gola, 10 prej tyre ne Seria A.

Sulmuesi është pjesë e Brazilit, ashtu ai mesfushori i Milanit. “Unë shok skuadre me Paketën edhe te Milani? Pse jo?! Shpesh bëj shaka me Paketën dhe i them se nëse gjerat shkojnë në drejtimin e duhur, mund të bëhemi shokë skuadre”, shprehet 23-vjeçari, i cili në këtë mënyrë i shkel syrin Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *