Leonardo: De Ligt e Kulibali shumë të shtrenjtë, po kërkoj një mesfushor

0

Leonardo është rikthyer në rolin e drejtorit sportiv të PSG-së gjashtë pas largimit të tij nga kampionët e Francës. Në një intervistë për të përditshmen franceze “Le Parisien”, braziliani ka disa nga planet e që klubi ku ai punon ka për të ardhmen.

Ku do fokusohet merkato e  PSG-së?  

“Na duhet një mesfushor shkatërrues dhe ndoshta një lojtarë tjetër për të rritur numrin e qendërmbrojtësve. Në sulm kemi shumë alternativa. Do të jetë gjithashtu e rëndësishme që të shikojmë më shumë lojtarë të rinj që i bashkohen ekipit të parë. Megjithatë, s’duhet të lë pa përmendur një faktor shumë të rëndësishëm: Fair play financiar. Rregullat dhe kriteret e vendosura duhet të të respektohen.

S’keni dëshirë të përforconi skuadrën me një portier?

Jo nuk është një prioritet. Kemi në skuadër Kevin Trap, Alfons Areola, Marsin Bulka dhe një të katërt, Garizon Inosent. Ky është realiteti i sotëm.

A do të jetë Areola portieri i parë?

Të shohim çdo vendosë si do të jetë situata është shumë herët për të folur për këtë.

A është e mundur që De Ligt t’i vijë te PSG?

Jo. De Ligt nuk do të vijë te PSG-ja. Ai ishte një ndër lojtarët që shqyrtuam. Është një futbollist i madh, por nuk ishte momenti i duhur për të bërë një investim të madh. Nuk mund të shpenzojmë 200 milionë euro sikur është një çikërrimë.

A ju intereson Kulibali?

Ai është një lojtar shumë i shtrenjtë. Nuk ka ndonjë plan të posaçëm për momentin. Megjithatë, s’dua të flas shumë për çështje individësh.

Kulibali

E ardhmja e Tiago Silvës?

Tiago ka dhe një vit të mbetur në kontratë. Ai është pjesë e skuadrës prej shtatë vitesh, padyshim një ndër lojtarët më të rëndësishëm që ne kemi.

Na tregoni si vendosët te ktheheshit në Paris?

Kontaktet e mija me PSG-në nuk u ndërprenë kurrë. Gjithmonë ka pasur një afrimitet. Nuk mund ta refuzoja thirrjen që mu bë nga klubi. Kam një marrëdhënie speciale me këtë klub, kam qenë lojtar në vitin 1996, e më pas në rol drejtues në vitin 2011. Megjithëse nuk është se ndenja shumë këtu, u krijua një lidhje e fortë. Jam i lumtur që u riktheva, kjo i përmbledh të gjitha.

Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga dështimet e fundit në Champions League?

Mësimi i parë që kam marrë është që s’duhet të kemi më frikë nga dështimi. Ky do të jetë ndryshimi i parë. Do të kemi plot dështime, por një gjë e sigurt është se PSG-ja është nj ndër klubet që i ka të gjitha komponentët për të fituar Champions-in. Ka ardhur koha për të krijuar diçka të fortë, shumë të fortë. Ndoshta do të na duhet të bëjmë një hap mbrapa për të parë 10 para më pas.

Cilat janë prioritetet e punës suaj?

Jam ndër ata njerëz që besoj te puna e përditshme. Nuk e kam formulën qe do ta japë Champions-in. A ke ndokush? Unë jo. Thjesht dua të jem i qartë për një objektiv: Klubi është një institucion i madh dhe zemra e të gjithë projektit.

A do kërkoni vendosjen e rregullave të reja ?

Nuk jam oficer policie. Çdokush mban përgjegjësi për veprimet e tij. Nëse dëshiron të shkosh në një lokal nate, kjo është unë për ty. Gjithsecili zgjedh vetë si e menaxhon karrierën e tij. Nuk duhet që ndëshkimet të vendosin se çfarë bëjnë e nuk bëjnë lojtarët. Futbollistët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për të qenë profesionist. Dua të ndërtoj një grup bazuar në këto vlera, por është më e lehtë ta thuash se ta vësh në zbatim dita-ditës.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.