Lenjani, sot firma me Rene!

0

 

Anton Cicani

Ermir Lenjani është pranë transferimit në Francë, tek skuadra e Rene. Mesfushori i St Galenit nuk është prezantuar dje në grumbullimin me skuadrën zvicerane pasi ndodhej në Francë,  pikërisht në Bretanja, për të kryer testet atletike, që kanë rezultuar tepër pozitive. Mesfushori 25-vjeçar nga Dardania është dukur në një formë të shkëlqyer edhe pas pushimeve dimërore dhe gati për aventurën e re. Gjithçka është kryer në fshehtësi, edhe pse vetë drejtori sportiv i St Galenit ka pranuar se mungesa e lojtarit kuqezi në ditën e parë të stërvitjeve për 2015-n ishte për shkak se ai ndodhej në Francë për t’u provuar. Sot në mëngjes, Lenjani do të kryejë edhe testet mjekësore dhe, nëse gjithçka do të shkojë mirë, ashtu si pritet, atëherë do të hedhë firmën mbi kontratën e re. Ende nuk dihet asgjë mbi shifrat dhe detajet e këtij operacioni që ka ndodhur në një farë mënyre pa pritur dhe pa menduar, pasi klube të tjera ishin më shumë të interesuara.

Motivi – Sheik M’Bengue është edhe motivi i blerjes së mundshme të Ermir Lenjanit nga Rene. Futbollisti senegalez i krahut të majtë, do të duhet të mungojë 1 muaj për shkak se është i impenjuar me Senegalin në Kupën e Afrikës. Pikërisht nevoja për një futbollist krahu me kosto të ulët kartoni bëri që të kthehej vëmendja tek Lenjani, kontrata e të cilit me St Galenin skadon në qershor të këtij viti.

Prapaskena – Ndërkaq, emri i Ermir Lenjanit është regjistruar pikërisht në listën e merkatos së Rene, skuadër e cila është tepër e vëmendshme për lojtarët që janë të panjohur në nivel kombëtar, por që afirmohen pasi veshin fanelën kuqezi. Që pas miqësores së barazuar 1-1 pikërisht në stadiumin “Stade de la Route de Lorient”, më 14 nëntor, emri i kosovarit ishte ai më i lakuari në shtypin francez.

Akademia – Rene është një nga klubet më të rëndësishme në Spanjë për histori dhe, sidomos, sepse mbahet më i miri në Akademinë e të rinjve. Akademia e Ren, “Henri Guerin”, është ndër më të njohur në nivel evropian, ku janë formuar futbollistë të kalibrit të Viltord, Gurkuf, M’Vila, Briand dhe Musa Sou.

Tenativa e Lilës – Edhe skuadra e Lilës ka tentuar që të sigurojë futbollistin, por Rene ka vepruar më shpejt dhe në sajë të disa takimeve sekrete ka bindur futbollistin, duke i bërë edhe ftesë në Francë.

 

3 sezone ka Lenjani që luan me skuadrën e St Galenit. Ai u transferua nga skuadra e kategorisë së dytë, Uintertur, në verën e vitit 2013

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.