Lenjani “shpëton” Tramexanin, Sadiku gjen golin në Kupë!

Një gol që ka vlera të rëndësishme jo vetëm për renditjen, por edhe stolin e Paolo Tramexanit te Sioni, në një ndeshje të fituar nga skuadra e drejtuar nga ish ndihmësi i De Biazit te Shqipëria, në fushën e ish-skuadrës së tij, Luganos. Në fakt, pikërisht mesfushori i kombëtares, që mbeti pa skuadër dhe u rikthye në Zvicër, sot në mbrëmje ka realizuar në fitoren 2-1 në transfertë ndaj Luganos, teksa edhe Burim Kukeli ishte titullar dhe mori të verdhë.

Një sukses që shpëton disi pozitën e Tramexanit, i cili ishte në provë për të vazhduar ose jo. Kurioziteti qëndron se Lenjani nuk shënonte prej më shumë se 2 vjetësh (i fundit, me Nantën në gusht 2015).


Amazing Goal Ermir Lenjani (0:2) Lugano vs… by ylberenexhipi

Nga Zvicra në Poloni, aty ku Sadiku ka shënuar në kupë, në fitore 4-0 në transfertë nga Legia e Varshavës përballë ekipit të kategorisë së tretë, Ruh Zdziezhoviç. Sadiku shënoi golin e dytë të ndeshjes, në minutën e 64-t, vetëm 4 minuta pasi u fut në fushë. Për të janë pesë gola këtë sezon me Legian: 13 ndeshje në total, 9 nga minuta e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *