Lenjani poston një mesazh domethënës

0

Ermir Lenjani nuk ka zbritur ende në fushë në vitin 2017 dhe vendimi për të qëndruar te Rena deri në fund të sezonit ka shumë mundësi t’i prishë punë edhe për kombëtaren, sepse po afron ndeshja me Italinë dhe flitet se anësori i majtë mund të mos grumbullohet.

Vetë Lenjani e ka të qartë situatën e tij, por nuk demoralizohet dhe në Facebook ka postuar një mesazh të shkurtër, por domethënës: një luan dhe mesazhin “Sabr”.

Në gjuhën arabe, Sabr ka kuptimin e “durim” dhe “rezistencë ndaj vështirësive”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.