Lenjani përfundon në Kroaci?

0

Karriera e mesfushorit mund të vijojë në Kroaci. Gjatë verës refuzoi Guingampin, ndërsa Renes nuk e ka më në planet e saj

Ende në pritje… por edhe bisedime. Ermir Lenjani është duke diskutuar mbi një transferim të mundshëm të Dinamo Zagrebit në Kroaci. Mesfushori shqiptar i Renesit, që është totalisht jashtë planeve të skuadrës franceze, tashmë është duke tentuar të gjejë një sistemim tjetër, edhe pse do të jetë e vështirë. Këtë herë, ai ka përfunduar në fokusin e Dinamo Zagrebit, që megjithatë është një skuadër me traditë në Kroaci, por që është duke kaluar probleme të shumta ekonomike dhe do të vazhdojë të shesë shumë futbollistë. Lenjani është duke paguar ende një zgjedhje që nuk bëri gjatë verës. Në fakt, Guingamp ishte skuadra që u interesua për të, por futbollisti i kombëtares refuzoi.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.