Lenjani kthehet “top”, sërish në formacionin e javës

Plot 21 ndeshje në formacion në kampionat, 1909 minuta futboll, 2 gola e disa asiste: mund të thuhet pa frikë se kemi rigjetur Lenjanin. Anësori i kombëtares shqiptare nuk luan rregullisht prej sezonit 2014/15, kur la Sant Gallenin për Renën, por aventurat franceze ishin një dështim dhe kthimi te Sioni verën e shkuar ishte zgjedhja e duhur, edhe pse realisht Sioni nuk është se po përjeton momente të mira, pasi e nisi me synime të mëdha dhe tashmë është i fundit në renditje.

U tha se Lenjani ishte zgjedhje e ish-trajnerit Paolo Tramexani, por edhe pas largimit të tij nga Sioni, Lenjani ka mbetur një pikë kyçe në formacion dhe të dielën në Lozanë dha një asist në fitoren 2-0 që mban gjallë shpresat për mbijetesë. Për mbrojtësin 28-vjeçar është një rilindje dhe tashmë është koha që edhe Kristian Panuçi t’i japë besim, sepse nëse nuk është Ansi Agolli, askush tjetër nuk është në nivelin e Lenjanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *