Lenjani firmos me Rene 2 vjet e gjysmë, 300 mijë euro shkojnë për St Galenin

0

 

Ermir Lenjani është zyrtarisht një futbollist i ri i klubit Rene në Francë. Mbrojtësi (por edhe mesfushor) polivalent i Kombëtares së Shqipërisë i ka dhënë lamtumirën St Galenit, skuadër zvicerane ku ka milituar për tre sezonet e fundit, duke u bërë shqiptari i tretë që do të luajë në kampionatin francez pas Lorik Canës (PSG dhe Marsejë), por edhe Edvin Muratit (PSG).

Detajet – Burime pranë gazetës “Sport Ekspres” bëjnë me dije se tratativat kanë qenë deri në fund të fshehta dhe, madje, St Galeni kishte rënë dakord për gjithçka. Oferta prej gati 300 mijë eurosh është pranuar. Ndërsa, futbollisti ka firmosur dje për 2 vjet e gjysmë (muajt e mbetur të këtij sezoni). Do të përfitojë 500 mijë euro në sezon. Numri i fanelës ende s’është zgjedhur, por debutimi mund të vijë që në sfidën e kampionatit, të shtunën, ndaj Evianit.

Trajneri – Menjëherë, trajneri i Renes, Filip Montanier, e ka përgëzuar dhe ka shtuar: “E kemi ndjekur që në miqësoren Francë-Shqipëri, ku na la mbresa për paraqitjen e tij. Lenjani është ai që donim, futbollist i shpejtë në krah. Jam i bindur se do të bëjë shumë mirë këtu”.

Endrra – Menjëherë pas firmës, Lenjaji ka thënë edhe dy fjalë në lidhje me këtë transferim: ”Rene është një skuadër shumë e respektuar në Francë dhe transferimi im këtu është një hap përpara në karrierë. Do të jap gjithçka nga vetja për skuadrën time të re”, deklaroi 25-vjeçari duke shtuar, se pas transferimit të tij te Renes, shpreson që të qëndrojë në Francë edhe në vitin 2016, por për të marrë pjesë me Kombëtaren e Shqipërisë.“Tani jemi në vitin 2015 dhe kam ardhur i vetëm në Francë. Po shoh terrenin dhe po e shkel, pasi vitin tjetër dua që të jem përsëri në Francë, por me Kombëtaren e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët me vete për të na mbështetur në Kampionatin Evropian”, deklaroi Lenjani.

 

49 Ndeshje luajti Lenjani me fanelën e St Galenit, në tre sezone, pas kalimit nga Uintertur në verën e përpara tre vitesh

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.