Lenjani drejt largimit nga Renes, e duan në France dhe Gjermani

0

 

Mbrojtësi nuk po gjen hapësira te skuadra e Ligës së parë franceze dhe po kërkon eksperienca të reja

 

Emir Lenjani mund të largohet nga Renes, ashtu si edhe pritet. Mosaktivizimi në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar dhe sidomos kundërshtitë me trajnerin Montanier kanë bërë që mesfushori i Kombëtares kuqezi të përpiqet që të gjejë një ekip tjetër dhe ofertat nuk mungojnë. Sipas “Sport Ekspres”, burime pranë futbollistit, bëjnë me dije se ka disa interesime nga skuadra gjermane të mesit të renditjes teksa edhe brenda Francës nuk mungon merkato. Lenjani është një futbollist që ka rënë në sy sidomos për ndeshjet e fundit me Kombëtaren e Xhani de Biazit. Aktualisht, ai është duke kryer fazën përgatitore me ekipin e Renesit, por do të shohë se si gjërat do të shkojnë, duke pasur edhe tre vjet të tjera kontratë me këtë skuadër. Nëse nuk do të ketë garancitë teknike që kërkon, atëherë padiskutim që do të ndryshojë ambient.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image