Lena: Kriza është psikologjike, përjashtimi i Dostit na tronditi

Mesfushori dhe njëkohësisht kapiteni i Teutës, Nijas Lena, ka folur pas ndeshjes së sotme ndaj Laçit, duke u ndalur te kriza e thellë e skuadrës durrsake dhe mungesa e fitoreve. Sipas tij, prolemi është psikologjik, ndërsa e pranon se deri në janar janë të gjithë në provë.

“Nuk fituam, sepse nuk bëmë atë që dimë. Do isha shumë i kënaqur me një fitore pa lojë të mirë, por nuk po ia dalim dot. Ka shumë arsye për këtë moment të vështirë, kemi shumë probleme në këtë moment. Sapo shënuam, u ndëshkuar sërish, ndaj nuk po arrijmë të bëjmë atë që kemi në mendje dhe nuk jemi të qetë.

“Problemi ynë është kryesisht psikologjik, sepse po stërvitemi mirë, por në fushë nuk po arrijmë të shprehemi. Nuk kemi probleme brenda skuadrës, jemi të qetë, edhe pse largimi i Dostit nuk ka ndikuar për mirë. Mungon eksperienca në skuadër, pasi kemi 4-5 ndeshje që kemi shënuar të parët dhe nuk kemi arritur që të menaxhojmë rezultatet. Tani duhet të kishim të paktën 4 pikë më shumë. Duhet të rikthejmë besimin, pasi i mungon skuadrës.

“E ardhmja? Kemi edhe një fazë në dispozicion, për të parë dhe kuptuar nëse skuadra mund të rregullojë gjithçka, apo do të kemi edhe më shumë probleme. Më pas do të bëhet bilanci dhe në janar do të shihet ku klubi do të ndërhyjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *