Lena akord me Teutën, Kukësi e paralajmëron

Kampionët e presin të bashkohet me skuadrën, megjithatë Nijas Lena e konsideron veten një lojtar të lirë. 31-vjeçari nga Struga ndodhet aktualisht në Maqedoni dhe po shijon pushimet me familjen, por mësohet se shtatshkurtri mund të rikthehet tek Teuta, pëë sezonin e ardhshëm.

HALILI

Menjëherë pas lajmit se Teuta dhe Lena janë pranë një marrëveshje, “Sport Ekspres” kontaktuar menaxherin e Kukësit, Naim Halilin, i cili paralajmëron lojtarin se do të ketë penalizime nëse ndërmerr një veprim të tillë. Po ashtu Halili njofton se Lena nuk ka tërhequr dokumentacionet nga klubi i Kukësit, çka do të thotë se transferimi në këto momente është i pamundur: “Ne e konsiderojmë pjesë të skuadrës Nijas Lenën. Lojtari është nën kontratë me Kukësin. Nëse lojtari bën këtë veprim do të ketë penalizime. Ai është pjesë e Kukësit, pasi nuk ka bërë shkëputje nga klubi për të marrë letrat”, përfundon menaxheri i përgjithshëm i Kukësit, Naim Halili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *