Lemar te Arsenali në janar për 5 vjet

Në Londër te Arsenali janë të bindur se Tomas Lemar do t’i bashkohet “Topçinjve’ në merkaton e dimrit. Mediat në ishull kanë bërë me dije se dy klubet kanë rënë dakord për transferimin e yllit francez në “Emirates Stadium” për 95 milionë euro.

Ai madje ka gati një kontratë për 5 vjet me “Topçinjtë”, të cilët bënë të pamundurën për ta marrë në verë, por nuk ia arritën.

Sipas “Daily Star”, Tomas Lemar pasi të transferohet tek Arsenali, do të përfitojë një pagë javore prej 250 mijë sterlinash.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *