Lëkundjet ndihen edhe në Korçë, Krasniqi mposht Teutën

Arbnor Muja e ka nisur në mënyrën më të mirë debutimin te korçarët. Futbollisti që i përket U-21 të Kosovës, ka dhuruar një asist në pjesën e parë ndaj durrsakëve. Kështu, në minutën e 20 të takimit pas dhënies së topit nga ky lojtar, do të ishte Krasniqi që dërgoi sferën në rrjetë.

Skënderbeu fitoi ndaj Teutës në shifrat 1-0, falë këtij rasti që vendosi edhe këtë ndeshje. Pavarësisht përpjekjeve nga lojtarët e Shkëmbit, prapavija e vendasve ishte në nivelin e duhur. Lëkundjet e tërmetit janë ndier edhe në Korçë, megjithëse loja vazhdoi normalisht. /Sport Ekspres/

Formacioni zyrtar

Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Turtulli, Pollozhani, Meksi, Daja, Dita, Muja, Bregu, Gripshi, Krasniqi

Teuta: Frashëri, Kouras, Arapi, Hoxha, Todorovski, Avdyli, Aleksi, Gashi, Vecaj, Nikaç, Vila

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *