Lëkundet stoli i Di Françeskos, dy ndeshjet e radhës vendimtare

Roma ka marrë vetëm 19 pikë deri më tani dhe duke e krahasuar me edicionet e shkuara, është në një prej sezoneve deri më të dobëta. Humbja me Udinezen ka bërë që në Itali të mendojnë largimin e trajnerit Eusebio Di Françesko. Rezultatet e arritura kanë qenë larg pritshmërive, por vështirë se tekniku do të japë dorëheqje.

Dy ndeshjet e radhës për Romën janë mjaft të vështira dhe në një mënyrë a në një tjetër kanë fatin e numrit një të stolit të kryeqytetasve. Në mesjavë do të jetë Reali i Madridit mysafir në “Olimpico” ndërsa në fundjavë Interi. Nga Championsi në kampionat, dy takime “zjarri” për Romën, e cila duhet të zgjidhet, nëse do të përsërisë suksesin një edicioni më parë, kur shkoi deri në gjysmëfinalet e Championsit.

Në rast se në këto dy ndeshje mungon suksesi, atëherë Di Françesko duket se do të marrë valixhet. Trajneri duket i bindur se po bën mirë, por normalisht që pas shumë largimeve në verë duhet pak kohë që ekipi të konsolidohet. Nëse do të kemi një “divorc të parakohshëm, atëherë klubi i Romës do të detyrohet që të dëmshpërblejë trajnerin siç parashikohet në kontratë, pasi vështirë se do të ketë marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *