Leksioni i nderit dhe shembull futbolli, çuditërisht vjen nga Lihtshtejni ndaj Armenisë

Nëse ka një leksion të pastër që vjen për futbollin në mbrëmjen e sotme dhe ndeshjet e mbyllura në kualifikueset e “Euro 2020”, padyshim që gjendet te përballja Lihteshtejn-Armeni. Në letër, këta të fundit jo vetëm që ishin favorit, por pritej edhe fitorja tenistike.

E gjitha kjo pasi Armenia është ende në lojë për kualifikimin dhe tre pikët e dërgonin në vendin e dytë, së bashku me Finlandën dhe pas Italisë. Por çfarë ndodh? Lihtshtejni dhe trajneri i saj me krenarinë e madhe për të luajtur edhe në pikën ku gjithçka ka përfunduar, bëjnë surprizën e pabesueshme duke marrë barazimin 1-1.

Vetëm një pikë kishte Lihteshtejni në tabelë, atë të marrë në transfertë ndaj Greqisë. Para dhe pas takimit, shumëkush ka pyetur veten: “Për çfarë i duhej kjo pikë?”. Ndoshta në statistika nuk i jep asgjë më tepër, por me këtë shembull, emri i tyre do të dëgjohet edhe më shumë në Europë. Edhe pjesëmarrja duhet mbrojtur me nder dhe dinjitet mbi të gjitha… /Sport Ekspres/