Leksion biznesi, 56 milionë euro për 3 “ngrohës stoli”

0

Prej gati një dekade Juventusi është klubi me menaxhimin më perfekt në Itali. “Zonja e vjetër”, nuk po shkëlqen vetëm në fushë, ku ka fituar shtatë kampionatet e fundit dhe i teti është rrugës. Një ndër pikat më të forta të skuadrës nga Torino është dhe administrimi i lojtarëve e shitja e tyre.

Përgjatë merkatos së verës dhe të dimrit që sapo lamë pas, klubi torinez ka arkëtuar 56 milionë euro nga shitjet e Rolando Madragorës, Emil Auderos dhe Stefano Sturaros.

Dy të parët janë lojtarë të akademisë, të cilët janë aktivizuar vetëm njëherë të vetme me Juventusin. Mesfushori 21-vjeçar Mandragora u shit në verë te Udineze për 20 milionë euro, ndërsa portieri Audero u ble nga Sampdoria një javë më parë për të njëjtën shifër.

Sturaro, Audero dhe Mandragora

Stefano Sturaro është një lojtari i një profili tjetër. Dikur 25-vjeçari ishte një lojtar që merrte aktivizime të shumta nga stoli, por në janar u vendos që bashkëpunimi të ndërpritej dhe ditën e sotme, Xhenoa ka aktivizuar klauzolën për blerjen përfundimtare të kartonit për 16 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.