Lejton Orient, klubi që u vra nga “Big Brother” i futbollit

0

Si mund të shkatërrohet një klub me 112 vjet histori pa ndërprerje në futbollin profesionist? E thjeshtë: ia jep një italiani të dyshimtë, i cili premton Premier Ligën dhe e vret klubin për 3 vjet.

Është rasti i Lejton Orientit, klub nga Lejtoni, në Londër, i themeluar në vitin 1881 dhe prezent në futbollin profesionist prej 112 vitesh, një përjetësi, një motiv krenarie në qytezën e vogël, që stadiumin e vet Brisbane Road, me pak më shumë se 9000 vende, nuk e ka lënë kurrë bosh.

Nuk e ka lënë bosh as në sezonet e fundit, kur makthet më të frikshme janë bërë realitet. Të shtunën Lejtoni ra nga Liga 2 angleze, duke zbritur në Konferencë, një turp i madh për tifozët e klubit, që e ndërprenë ndeshjen në minutën e 85-të, duke pushtuar fushën në mënyrë paqësore,për të protestuar.

Protestuar ndaj kujt? Klubi, lojtarët, punonjësit aty? Jo, vetëm ndaj pronarit të klubit: italianit Françesko Beketi.

Image result for Becchetti Leyton

Nëse nuk ju kujtohet kush është, mjaft të përmendim një emër: Agon Channel, sinonim i milionave në të bardhë e në të zezë, por edhe i falimentimit dhe zhdukjes nga Shqipëria duke lënë shumë borxhe pas.

Image result for Becchetti Leyton

I akuzuar në Shqipëri, i akuzuar edhe në Itali për riciklim dhe falsifikim dokumentacioni, aq sa u lëshua edhe një urdhër arresti, Beketi u arratis në Angli, ku gjeti strehë në Londër, duke blerë Lejtonin e varfër. Në vështirësi ekonomike prej vitesh, Lejtoni në pranverën e vitit 2014 luante në Ligën 1 (divizioni i tretë anglez) dhe për pak sa nuk i ngjit në Championship, duke u ndalur vetëm në finalet play-off.

Image result for Becchetti Leyton

Dëshpërim total në Lejton, por nuk ishte asgjë me atë që do të pasonte. Beketi bleu klubin dhe federata angleze nuk e bëri si duhej detyrën, sepse realisht ka disa kritere për çdo pronar të huaj, kritere që me sa duket nuk u morën fare parasysh, pasi fundja Lejton Orienti nuk është Mançester Siti.

Tani të gjithë janë penduar dhe mallkojnë ditën kur Beketi piketoi Lejtonin për ta kthyer në një lodër personale, në një eksperiment tragjik, një Big Brother futbolli.

Në Itali para pak vitesh klubi amator Cervia u përdor nga televizioni Italia 1 për një reality show ku futbollistët do të ndiqeshin përditë nga kamerat, brenda e jashtë fushe. Ishte një eksperiment i pranueshëm, pasi fundja Cervia luante te fshatrat dhe televizioni i bëri reklamë, por pas përfundimit të emisionit, Cervia rrëshqiti edhe më keq në kategoritë e ulta.

A mund të përsëritej ky eksperiment në një klub futbolli profesionist? Në Itali as që u shkoi ndërmend një gafë e tillë. Beketit po, i shkoi mendja, ndaj e ktheu Lejton Orientin në një cirk gjigant.

Pasi themeloi në Tiranë Agon Channel, që u përhap edhe në Itali, Beketi vendosi që nga fundi i dhjetorit 2014 deri në maj 2015 të transmetonte një reality show ku futbollistë të ndryshëm do të provonin të bëheshin pjesë e Lejtonit, me Simona Venturën që drejtonte emisionin, Fabio Liveranin që drejtonte Lejtonin dhe emra të njohur si Fabio Galante, Fulvio Kolovati e Nikola Berti që ishin pjesë e jurisë. Për mijëra euro qyl, bëhen edhe turpe të tilla, nga ish-futbollistë me emër, që ulnin kokën nga turpi kur shihnin estradën rreth Lejtonit.

Kamera në stërvitje, në dhomat e zhveshjes, në jetën private të futbollistëve, një herë në javë sfida me eliminim si në Big Brother mes futbollistëve: problemi qëndron se futbollistët ishin amatorë pa lidhje me futbollin, thuajse persona të marrë nga rruga, ndërkohë që Leyton Orienti luante në Ligën 1, një kampionat shumë i vështirë, aq sa edhe një skuadër e Serisë B italiane aty do të vuante tmerrësisht.

Në fund, do fitonin nja dy djem anonimë dhe Lejtoni mendoi ta festonte mbylljen e emsionit edhe me një ndeshje miqësore në Shqipëri, ndaj kombëtares sonë U-17. Cirku do të spostohej edhe në Tiranë, por për fat nuk e çuan deri në fund idenë.

Image result for Leyton Orient reality show

Rezultati? Nisi një rënie e frikshme, që nuk u ndal më dhe prej sezonit të ardhshëm Lejtoni do të luajë në Konferencë, futbolli amator. A do të marrë pjesë aty? Nuk dihet ende, sepse lista e borxheve është e gjatë dhe Beketi ka kohë deri në mesin e muajit qershor të shlyejë të gjithë ose të shesë klubin. Nëse vendos të mos bëjë asnjërën, Lejton Orienti zhduket si klub futbolli, ose do të duhet ta nisë nga zero, nga fshatrat e humbura nja 5-6 kategori më poshtë se aktualisht. E frikshme!

Image result for Becchetti Leyton

Image result for Becchetti Leyton

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image