Leiçester i dhuron kapuça për Krishtlindje dhe byrek të ëmbël tifozëve, tortën ia dha Liverpulit

Leicesteri nuk ka shkuar më shumë se një barazim ditën e sotme, duke u ndalur në shifrat 1-1 nga Norëich. Klubi i dhelprave kishte rezervuar edhe dhurata për tifozët e vetë që ishin të pranishëm në stadium. Në çdo stol tifozët do të gjenin një kapuçe me ngjyrën blu të ekipit për Krishtlindje, si dhe byrek të ëmbël.

Një dhuratë interesante kjo për ata që vendosin ta mbështesin nga afër klubin e Leicesterit në prag të festave të fundvitit. Por dhuratën më të bukur prej skuadrës angleze e mori Liverpooli i Klopp, që tashmë ka thelluar edhe më shumë diferencën në krye. Të kuqtë udhëheqin me 10 pikë më tepër se Leicester i vendit të dytë, duke qenë kështu më të qetë në luftën për titull, megjithëse rruga për aty është e gjatë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *