Lehtësohen te Teuta, dy titullarë marrin vizat

Teuta po bëhet gati për ndeshjen e datës 11 korrik, me Ventspils në Letoni. Durrsakët kanë dorëzuar në UEFA listën e lojtarëve, ndërkohë që një shqetësim për durrsakët ka qenë pajisja me viza e dy lojtarëve titullarë.

Lansinet Sidibe dhe Florent Avdyli kanë marrë dje përgjigje pozitive dhe të dy mesfushorët mund të fluturojnë drejt Letonisë. Futbollisti dardan dhe ai nga Guinea tashmë janë të qetë dhe mezi presin të japin kontributin e tyre në Europë.

LËVIZJET E TEUTËS NË MERKATON E VERËS
AFRIME:
Dajan Shehi (rikthim nga huazimi – Kastrioti), Xhonathan Lajthia (rikthim nga huazimi – Erzeni) ; Rustem Hoxha (Luftëtari), Blagoja Todorovski (Shkëndija Tetovë), Aleksandro Kuro (Kerkyra), Albano Aleksi (Luftëtari), Arlind Kalaja (Kukësi), Darko Nikaç (Iskra);

LARGIME: Erlis Frashëri (Gjilani), Latif Amadu, Ditmar Bicaj, Seku Kamara (përfundim huazimi – Besëlidhja), Dajan Shehi (Vllaznia), Esin Hakaj (Partizani), Armando Vajushi, Uendi Vecaj (përfundim huazimi – Dinamo Zagreb), Klinti Qato, Bubakar Traore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *