Lehtësim i madh te Kombëtarja, mësohet gjendja e Rei Manajt pas shqetësimit

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Francë, ku do të luajë ndeshjen e radhës për kualifikueset e Euro 2020, ditën e shtunë. Fillimisht u njoftua në media për një shqetësim të sulmuesit shqiptar Rei Manaj, por “Sport Ekspres” mëson se lojtari ka udhëtuar me ekipin dhe se pritet që të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen ndaj Francës. Futbollisti i Albacetes ka pasur një shqetësim në kofshë, por nuk ka dyshime sa i përket gjendjes së tij dhe do të jetë në dispozicion të plotë të trajnerit Reja.

Këtë gjë e konfirmon edhe vetë Federata Shqiptare e Futbollit, e cila me një njoftim zyrtar lajmëron mbërritjen e plotë të gjithë ekipit në Francë, të gatshëm për sfidën e radhës. Kombëtarja do të zhvillojë pasditen e sotme stërvitjen e radhës në orën 18:30, ndërsa nesër do të jepet koferenca për shtyp përpara ndeshjes si dhe do të zhvilohet edhe stërvitja zyrtare stërvitore./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *