Legjionari i “harruar” lojtar i lirë, e thërrasin milionat e Azisë

Jurgen Gjasula nuk është një emër shumë i njohur për publikun e gjërë shqiptar, por mesfushori i lindur në Tiranë dhe rritur në Gjermani ka një karrierë për t’u admiruar. Debutues qe 19 vjeç në Bundesligë, më pas një eksperiencë mjaft e mirë në Zvicër me St Gallen e Bazel dhe kthimi në Gjermani në Bundesliga 2 .

Së fundmi Gjasula mbylli aventurën e tij 3-vjeçare me klubin e Grojter Fyrtit dhe është lojtar i lirë në treg. Në një intervistë për “ transfermarkt.de”, Gjasula tregon se ka oferta nga ekipe të tjera të Bundesliga 2, si dhe nga kontinenti aziatik ku ka tërhequr interesin e disa klubeve indiane dhe tailandeze.

Në dhjetor Gjasula mbush 33-vjeç dhe ndoshta tani mund të jetë mundësia e fundit për të siguruar një kontratë me pagë të majme para varjes së këpucëve në gozhde. Futbollisti 32-vjeçar ka vetëm dy paraqitje me kombëtaren kuqezi dhe në të dy rastet si zëvendësues, me siguri meritonte më shumë se kaq, por fati i keq dhe disa faktorë të tjerë bënë që eksperienca e tij me kombëtaren të ishte jetëshkurtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *