Legjionarët | Abrashi rikthehet në fushë, Muriqi gjen rrjetën

Shumë skuadra evropiane po shfrytëzojnë këto ditë ndërprerjeje të kampionatit për të kryer fazë të mirë përgatitore dhe për t’i dhënë mundësinë lojtarëve të rinj dhe atyre që janë rikthyer nga dëmtimet.

Një i tillë është mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, që ka qenë për shumë kohë jashtë fushave. 28-vjeçari, i cili aktivizohet me skuadrën gjermane të Frajburg, nuk kishte luajtur asnjë minutë këtë sezon, por në sfidën miqësore përballë Mainzit, luajti titullar.

Rikthimi i Abrashit vjen në momentin e duhur, pasi ka kohë që të rikuperohet plotësisht dhe të jetë në formë optimale për gjysmën e dytë të sezonit.

Ndeshje miqësore ka luajtur edhe Rizespori përballë Denzilspor dhe për vendasit, ka shënuar sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Gjiganti i sulmit shënoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e tij, e cila triumfoi me rezultatin 2-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *