Legjendari Boban: Vokrri, shpresoj të luajmë futboll në një botë tjetër!

0

Në homazhet e organizuara në nderim të Fadil Vokrrit ishin të pranishëm personalitete nga e gjithë bota dhe si përfaqësues i UEFA-s ishte ish-futbollisti legjendar kroat Zvonimir Boban, i cili tashmë punon si zëvendëssekretar i përgjithshëm i UEFA-s.

Kroati, i cili ka luajtur futboll në nivele shumë të larta sidomos në vitet ’90, tha pak fjalë për të madhin Vokrri: “Erdha për ta ngushëlluar familjen e Vokrrit për këtë humbje të madhe, pasi ai ka qenë legjendë e futbollit. Normalisht që përcjell ngushëllimet edhe të presidentit të UEFA-s, Ceferin.  Më rrallë jemi takuar viteve të fundit me njëri-tjetrin, por ka qenë njeri i madh. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.