Legjenda zikaltër del kundër rrymës: “Juventusi nuk vodhi asgjë”

Prej ditësh në Itali flitet për Inter-Juve dhe vendimet e arbitrit që kanë shkaktuar shumë polemika, mbi të gjitha për faktin se për ndërhyrje të ngjashme nuk u zbatua i njëjti kriter.

Gjithsesi, jo të gjithë interistët akuzojnë arbitrin. Një legjendë zikaltër, Sandro Macola, tregohet i matur dhe e merr me shumë qetësi atë humbje, duke u ndalur më shumë të gabimet e Interit dhe trajnerit të vet: “Humbja e Interit nuk erdhi si pasojë e arbitrimit. E nisëm mbarë, por nuk fund nuk mund të bëhej asgjë dhe nuk ishte faji i arbitrit. Juventusi fitoi pa vjedhur asgjë, kartoni i kuq për Vesinon ishte i drejtë”.

“Nuk e kuptoj ndërrimin e Ikardit, për mua është një lojtar që nuk e hiqja kurrë. Të isha unë, do i jepja ndonjë grusht Ikardit që të kthehej në fushë dhe do hiqja Perishiçin”, thotë Macola për RadioRai1.

Edhe një kuriozitet: “Kur Kristiano Ronaldo ishte 17 vjeç, e pashë të luante te Sportingu dhe i thashë Masimo Moratit që duhej blerë. Ai më dha OK, por duhej paguar dhe duhej pritur një vit, sepse Ronaldo ishte minoren. Morali me tha të prisja dhe aty përfitoi Mançester Junajtid”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *