Legjenda Lennox Lewis akuzon Joshuan: Ai po i shmanget dueleve të mëdha

0

Legjenda e boksit britanik Lennox Lewis ka dhënë një deklaratë që ka shkaktuar shumë bujë në mediet angleze, por edhe më gjerë. Sipas ish-kampionit të peshave të rënda, bashkëkombësi i tij Anthony Joshua i frikësohet duelit me një prej Deontay Wilder ose Tyson Fury. Këta dy të fundit u ndeshën me njëri-tjetrin para pak javësh dhe dueli u mbyll në barazim.

“E them me bindje se Anthony Joshua nuk ka ndërmend të ndeshet me Deontay Wilder ose Tyson Fury. Ai po shikon për ndonjë kundërshtar tjetër, që të shmangë përballjen me njërin prej tyre”.

“Kur ai pa ata të dy teksa ndesheshin, i ka thënë vetes: Prit një minutë, këta të dy dinë si të luhet boksi. Por, në fund të fundit, Joshua ka tre tituj kampion bote dhe i takon e drejta për të zgjedhur se ndaj kujt dëshiron të t’i mbrojë”, tha Lewis.

Joshua (m) dhe Lewis

Më datë 13 prill Joshua do të mbrojë titujt e tij në stadiumin “Wembley”, por kundërshtari mbetet enigmë, megjithëse shumë vetë besojnë se rivali i ardhshëm i kampionit do të jetë bashkëkombësi britanik Dillian Whyte, të cilin Joshua e ka mundur më parë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.