Legjenda Klitschko pranë rikthimit, gati duelet me Tyson Fury dhe Anthony Joshua

Ish-Kampioni i botës Vladimir Klitschko mund të rikthehet në sportin e boksit. Ukrainasi shpalli dorëheqjen pas humbjes me nokaut ndaj Anthony Joshua-s në vitin 2017. Arsyeja që 42-vjeçari ka të bëjë me një oferta shumë tunduese.

Kompania gjermane “DAZN” po investon së fundmi shuma të çmendura në sportin e boksit. Pak muaj më parë ky grup mediatik lidhi një marrëveshje bashkëpunimi me boksierin meksikan Saul “Canelo” Alvarez me një vlerë të pabesueshme prej 350 milionë dollarësh.

Oferta për Klitschko-n është 10 milionë dollarë në këmbim të tre dueleve. Si fillim një ndeshje ndaj anglezit Dillian Whyte dhe më pas duele me Tyson Fury dhe Anthony Joshua, dy boksierë këta që e kanë mundur legjendën ukrainase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *