Legjenda holandeze me kritika për De Jong: Mund të jetë dhëndri ideal, por jo futbollist i mirë

0

Frenki De Jong u transferua me bujë të madhe në Barcelonë dhe shihej si ideali për mesfushën e katalanasve. Holandezi shkëlqeu me fanellën e Ajaksit dh era në syrin e shumë skuadrave, por ishte vetë futbollisti që dëshironte kalimin te gjigantët spanjollë, ofertën e të cilëve e pranoi menjëherë. Por 22-vjeçari ka humbur paksa nga ai shkëlqimi që kishte me skuadrën nga Amsterdami dhe nuk po jep më të mirën e tij në mesin e fushës. Madje nuk ka siguruar as vendin e titullarit në 11-shën e Barcelonës.

Kritikat në drejtim të tij nuk kanë munguar dhe një e tillë vujn edhe nga një legjendë e Holandës. Ish-fituesi i Topit të Artë, Rud Gulit është shprehur se “De Jong është dhëndri i përsosur, por ende nuk është mjaftueshëm i mirë”. Sipas asaj që raporton Marca, Gulit është i mendimit se bashkëkombasi i tij duhet të rrisë nivelin në fushën e lojës, pasi të luash me Barcelonën do të thotë të japësh gjithnjë më të mirën./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.