Legjenda Haman është i bindur: Bajerni pak shanse ndaj këtij kundërshtari…

Barazimi i djeshëm ndaj Ajaksit i mundësoi Bajernit të Mynihut renditjen në vendin e parë në grup.Të nesërmen, shorti i goglave në Nion të Zvicrës do të zbulojë se cila prej skuadrave të renditura në vendet e dyta (përjashto Shalken) do të vihet përballë kampionët e Gjermanisë.

Atletiko Madrid, Roma, Lion, Mançester Junajtid, Totenhem dhe Liverpul janë kundërshtarët e mundshëm të Bajernit. Sipas ish-lojtarit të bavarezëve  dhe Liverpulit, Dieter Haman, skuadra e Niko Kovaç duhet t’i frikësohet shumë përballjes së mundshme me ekipin e Jyrgen Klop.

“Mendoj se Bajerni ka shumë pak shanse ndaj Liverpulit. Sipas meje, për herë të parë pas shumë vitesh, nuk e shoh më Bajernin si pjesë të skuadrave pretendente”, tha Haman në një intervistë për “Sky Sports”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *