“Legjenda” e Uest Ham, Nobël rekordmeni i fushës

Uest Ham ka nisur kampionatin në Anfield kundër Liverpulit, për javën e parë të edicionit të ri, por nisi jo mirë ky edicion pasi u mudn 4-0 . Pritej me shumë interes paraqitja e skuadrës nga Londra, që në këtë merkato ka bërë afrime mjaft cilësore, ku mund të veçojmë këtu Anderson, Jarmolenko, Fabianski, Diop etj.

Në fushë kanë zbritur 5 nga lojtarët e afruar këtë verë, në sy bie një statistikë e veçantë. Mark Nobël është lojtari që ka më shumë ndeshje me Uest Ham se të gjithë 10 lojtarët e tjerë bashkë. Plot 435 ndeshje numëron me fanellën e skuadrës londineze mesfushori anglez. 10 futbollistët e tjerë në total kanë qenë prezent në fushë vetëm 304 herë.

Një statistikë shumë e veçantë, pasi në ditët e sotme është shumë e vështirë që një lojtar të qëndrojë në një skuadër sa 31-vjeçari. Nobël luan që nga viti 2006 tek Uest Ham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *