Legjenda angleze kundër Shkodran Mustafit dhe David Luiz : Duhet të ikin nga Arsenali këtë verë

Legjenda e EPL Martin Keown ka qenë tejet kritik ndaj dyshes së mbrojtjes së topçinjve që mbahet nga lojtari me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren gjermane, Shkodran Mustafi dhe brazilianit David Luiz. Për një intervistë në median “ talkSPORT ” ai sugjeroi që trajneri Mikel Arteta ta konsiderojë riformatimin e grupi duke filluar nga largimi i të dy lojtarëve.

“Pjesa e David Luiz më shqetëson sepse Arsenal paguan 7 milion £ dhe nëse paga do t’i ulej 5 milion £ ai nuk do të rinovonte. Nuk mendoj se mbajtja e tij në ekip është diçka e zgjuar. David Luiz është mësuar të luaj me tre mbrojtësa dhe vendosja e tij në qendër të mbrojtes me skemën e katër nuk është veprim i mirë, për më tepër që bashkëpunëtori i tij Shkodran Mustafi me gjithë dashurinë e madhe që trajneri ka për të , nuk është në nivelin e duhur.”- u shpreh Martin Keown.

Shkodran Mustafi kaloi nga Valencia tek Arsenal në vitin 2016 pas paraqitjeve të jashtëzakonshme, megjithatë nuk gjeti formën e duhur në ekipin londinez. Të njëjtin fat pati edhe David Luiz që nuk mund të shfaqte aftësitë të shkëlqyera që zotëron dhe të dy janë pranë një largimi të mundshëm nga Arsenali. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *