Legjenda angleze i jep fund, boksi humbet një emër të madh

0

Toni Bellju, një ndër legjendat e boksit anglez ka njoftuar sot dorëheqjen nga sporti në moshën 35-vjeçare. Boksieri nga Liverpuli e mbyll “kapitullin” e tij në boksin profesionist me një rekord prej 30 fitoresh (20 me nokaut), tre humbjesh dhe një barazimi.

“Bomberi” ashtu siç ishte nofka e tij në ring, arriti kulmin më të madh në karrierë në vitin 2016, teksa fitoi titullin kampion WBC në divizionin e peshave “cruiserweight” (deri në 90.7 kilogramë). Dueli i fundit i Bellju ishte ai ndaj boksierit Ukrainas Aleksandr Usyk, ku anglezi u mposht me nokaut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.