Legia mesazh Sadikut, merr ish-yllin e Arsenalit

Pak nga pak Legia e Varshavës po i bën dalje Armando Sadikut. Sulmuesi i kombëtares sonë është jashtë planeve të klubit polak, që ka mbetur i zhgënjyer nga rendimenti i shqiptarit, i cili ka shënuar pak dhe nuk ka rezultuar lideri i sulmit siç pritej, në një sezon ku në fakt gjithë skuadra ka zhgënjyer.

Shpenzimi për Sadiku duhet rikuperuar dhe Legia shpreson ta shesë në janar, me Bashakshehirin që është interesuar, por vetëm në huazim fillimisht.

Ndërkaq, Legia ka gjetur sulmues tjetër, sepse po firmos me brazilianin me pasaportë kroate, Eduardo da Silva.

Ish-ylli i Dinamo Zagrebit, i cili theu këmbën në vitin 2008 kur luante për Arsenalin, vitet e fundit ka luajtur te Shahtar Doneck dhe Atletiko Paranaense, ndërsa tashmë kthehet në Europë, kur vlerësohet ende, edhe pse 34 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *