LeBron tregon pse është më i madhi, Kavaliers në finale!

0

LeBron Xhejms tregoi edhe një herë se është basketbollisti më i mirë në botë dhe në ndeshjet e mëdha gjen gjithnjë energji për të bërë diçka madhështore, sepse edhe mbrëmë udhëhoqi Kavaliers për në finalet e NBA-së.

Mbreti shënoi 35 pikë dhe shtoi 35 ribaunde e 9 asiste, me Klevelandin që fitoi 87-79 në Boston, duke mbyllur Serinë e finaleve në Konferencën e Lindjes me rezultatin 4-3.

Do të jetë finalja e tetë rresht për Xhejms, e katërta rresht për Kavaliers.

Përballë do të jetë fituesi i Golden Stejt-Hjuston Rokets, me sfidën numër 7 që luhet sot në mbrëmje.

“Në fund të karrierës sime nuk do ekzistojë ndonjë person që do thotë që unë nuk kam dhënë gjithçka në çdo ndeshje”, tha Xhejms, i cili ka luajtur 4 finale rresht në vitet 2011-2014 me Majemi Hit, para se të kthehej në Kleveland, aty ku ka nisur karrierën.

Kavaliers përmbysën gjithë parashikimet, sepse shkuan në disavantazh 3-2, barazuan duke fituar ndeshjen shtëpiake dhe fituan në Boston, ndaj një skuadre që nuk kishte humbur asnjë ndeshje shtëpiake në 11 të tilla në play-off këtë sezon. Kavs ia dolën, e para skuadër që fiton jashtë fushe në fazën play-off në Lindje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.