LeBron nuk mjafton për Lakers, komandojnë Clippers e Toronto

Clipperska në marrë një fitore emocionuese në fushën e Portland pasi kanë arritur që të fitojnë me rezultatin e ngushtë 100-104. Pasi rezultati shkoi 100-100, miqtë shënuan 4 pikë, 2 prej të cilave me gjuajtje të lira duke marrë suksesin që i mban në vendin e parë të Konferencës së Perëndimit.

Lakers në anën tjetër u mundën në shtëpi nga Orlando me rezultatin 104-108. Edhe pse LeBron James shënoi 24 pikë në gjysmën e parë të lojës, mysafirët bënë më mirë pjesën e ,mbetur të lojës, duke arritur një fitore që tregon se Lakers nuk po gjejnë dot qëndrueshmëri.

Skuadra e Toronto dominoi në suksesin 125-115 ndaj Miami-t. Skuadra e cila komandon në Konferencën e Lindjes kaloi pa vështirësi edhe këtë pengesë. Aspak të lehtë nuk e pati Atlanta, e cila mundi me vetëm 1 pikë më shumë skuadrën e Charlotte.

 

REZULTATET

Portland 100-104 Clippers

Lakers 104-108 Orlando

Toronto 125-115 Miami

Memphis 98-103 New York

Brooklyn 125-127 Philadelphia

Detroit 118-107 Phoenix

Atlanta 124-123 Charlotte

Sacramento 112-133 Utah Jazz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *