LeBron magjik, por Bostoni është superior

0

Pavarësisht se LeBron Xhejms dhuroi një paraqitje mbresëlënëse Kleveland Kavaliers u mund sërish në finalen e dytë të Konferencës, nga Boston.

Nënkampionët u mundën edhe në ndeshjen e dytë, 94-107, nga një Boston që duket se është kthyer në kulmin e vet dhe është kujtuar se ka rekord titujsh në NBA.

Xhejms ishte më i miri në fushë, me 42 pikë, 10 ribaunde dhe 12 asiste, por nuk mjaftoi, sepse Kavaliers u shkërmoqën në pjesën e  dytë, ndonëse në pushim kryesonin 55-48.

Tashmë seria ka marrë rrugë dhe nuk mjafton më vetëm LeBron, sepse përballë ka një ekip të vërtetë, që funksionon në çdo hallkë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.