LeBron James përulet para Harden, Clippers shpartallohet nga Spurs

0

James Harden ka qenë i papërmbajtshëm dhe Houston Rockets ka mundur Los Angeles Lakers 126-111. Plot 50 pikë të shënuara, ndërkohë që “triple double” plotësohet me 11 asiste e 10 topa të rikuperuar. Lebron James është dorëzuar para tij, teksa ka shënuar vetëm 29 pikë. E gjithë diferenca u bë në periodën e fundit, ku Rockets treguan forcën e tyre.

Los Angeles Clippers kanë rrëshqitur sërish. Humbja e 11-të për ta, ndërkohë që këtë herë i ka shpartalluar San Antonio Spurs me rezultatin 125-87. LaMarcus Aldridge ishte ai që spikati për teksanët, teksa realizoi 27 pikë. Gjashtë më pak shënoi Rudy Gay.

Chicago Bulls janë të pafuqishëm, teksa Orlando Magic u kanë shkaktuar humbjen e 23-të sezonale. Nikola Vu?evi?, me 26 pikët e shënuara, udhëhoqi skuadrën e tij në një triumf 97-91. Phoenix Suns kanë befasuar Dallas Mavericks, pasi u mundën teksanët 99-89. Shkëlqeu T.J. Warren me 30 pikë të realizuara për Suns.

Houston Rockets-Los Angeles Lakers 126-111
San Antonio Spurs-Los Angeles Clippers 125-87
Orlando Magic-Chicago Bulls 97-91
Phoenix Suns-Dallas Mavericks 99-89

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.