Lebron James merr për dore Lakers, “rrëshqasin” Nuggets dhe Clippers

0

Los Angeles
Lakers ia kanë dalë me sukses të mposhtin Memphis Grizzlies 88-111. LeBron
James (20 pikë, 9 asiste, 8 topa të rikuperuar) dhe Kyle Kuzma (20 pikë, 6
asiste, 9 topa të rikuperuar) udhëhoqën skuadrën e tyre, që regjistroi fitoren
e 16-të sezonale.

Miami Heat ka
befasuar Los Angeles Clippers, duke fituar 98-121. Dwyane Wade ka spikatur me
25 pikë të shënuara për skuadrën e tij. Disfatë edhe për Denver Nuggets. Atlanta
Hawks i mposhti 106-98 falë paraqitjes mjaft të mirë të John Collins (30 pikë,
5 asiste, 12 topa të rikuperuar).

James Harden shënoi
35 pikë për Houston Rockets, por në fund skuadra e tij u mposht 107-104 nga
Dallas Mavericks. Në rrugë të mbarë Indiana Pacers, që theu Sacramento Kings
107-97. Portland Trail Blazers mposhti Minnesota Timberwolves 113-105, ndërkohë
që Damian Lillard shënoi 28 pikë.

Dallas Mavericks-Houston
Rockets 107-104
Indiana Pacers-Sacramento Kings 107-97
Atlanta Hawks-Denver Nuggets 106-98
Cleveland Cavaliers-Washington Wizards 116-101
Neë York Knicks-Brooklyn Nets 104-112
Chicago Bulls-Boston Celtics 77-133
Memphis Grizzlies-Los Angeles Lakers 88-111
Portland Trail Blazers-Minnesota Timberwolves 113-105
Los Angeles Clippers-Miami Heat 98-121

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.