Lebron James i pafuqishëm, Rockets “kockë” e fortë

0

LeBron James u largua nga Cleveland Cavaliers te Los Angeles Lakers për të luftuar për titullin kampion në NBA, por në dy ndeshjet e para ka dalë i mposhtur. Këtë herë Houston Rockets i ka thyer 115-124, me James Harden (36 pikë, 5 asite, 7 rikuperime) dhe Chris Paul (28 pikë, 10 asiste, 7 rikuperime) që ishin në një formë të mirë.

James shënoi 24 pikë dhe kjo nuk mjaftoi, sikurse as fakti që gjashtë shokë të tij arritën të regjistronin më shumë se 10 pikë. Loja ishte deri diku e barabartë në tre periodat e para, ndërsa në të fundit Rockets bënë më mirë dhe fituan.

Dramatike ishte përballja Miami Heat-Chartlotte Hornets, skuadra që në fund u ndanë me një pikë. 112-112 shkoi ndeshja, ndërkohë që miqtë shënuan me një gjuajtje të lirë në fund dhe nuk pati më kohë. Kemba Walker ishte njeriu i ndeshjes me 39 pikë të realizuara.

Interesant edhe takimi mes Chicago Bulls dhe Detroit Pistons. Miqtë arritën të bllokonin sulmin e fundit të vendasve, që tentuan përmbysjen me një gjuajtje për tre pikë. Blake Griffin ishte i papërmbajtshëm, me 33 pikë të shënuara dhe 12 topa të rikuperuar. Po aq pikë për Bulls-at shënoi edhe Zach LaVine, i cili u bllokua në fund nga Griffin.

Dallas Mavericks ka kaluar me sukses Minnesota Timberwolves. 276 pikë të shënuara nga të dyja skuadrat, por vendasit fituan 140-136. Kosha të shpërndarë në pjesën më të madhe të skuadrës nga të dyja krahët. Luka Donçiç (26 pikë) ishte shënuesi më i mirë për Mavericks, kurse Karl-Anthony Towns për Timberwolves.

Portland Trail Blazers janë në rrugë të mbarë, pasi morën fitoren e dytë. Këtë herë kanë mposhtur San Antonios Spurs, që provuan shijen e humbjes. Diferenca u bë në periodën e dytë dhe të tretë (22-22; 37-28; 38-32; 24-26). Damian Lilliard bëri një paraqitje të mirë, pasi shënoi 29 pikë dhe asistoi nëntë herë. DeMar DeRozan i Spurs-ave asistoi po aq herë dhe shënoi një pikë më pak.

Chicago Bulls-Detroit Pistons 116-118
Dallas Mavericks-Minnesota Timberwolves 140-136
Portland Trail Blazers-San Antonio Spurs 121-108
Miami Heat-Charlotte Hornets 112-113
Denver Nuggets-Phoenix Suns 119-91
Los Angeles Lakers-Houston Rockets 115-124

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.