“Le të mblidhemi të gjithë, nuk mban më kosi ujë”! Kërkohet protesta e madhe për të shpëtuar Vllazninë

0

Nga Klaudio Ndreca

Situata e Vllaznisë nuk është aspak e mirë dhe ditën e djeshme madje ka shpërthyer gjithçka. Lojtarët bojkotuan stërvitjen dhe ka pasur edhe polemika e debate mes tyre me administratorin e ekipit, Suad Lici.

Madje ky i fundit paralajmëroi se nëse futbollistët nuk do të tërhiqeshin nga pretendimet për të marrë pagat e plota deri në maj, atëherë do të hidhte në fushë të rinjtë në Superiore. Mbi të gjithën këtë situatë foli edhe trajneri Jonuz për “Sport Ekspres”, duke theksuar se nëse problemi nuk do të zgjidhej, atëherë do të largohej nga Vllaznia.

Ndërkohë Ermir Vajushi, që punon gjithmonë për futbollin në Shkodër, ka kërkuar organizimin e një proteste të madhe duke ftuar ish-sportistët, ish-trajnerët, gazetarët, tifozët dhe gjithëkënd tjetër për të shpëtuar Vllazninë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.