Le Parisien: Ajtekin u tha lojtarëve të PSG-së: Fuck you!

0

Polemikat rreth gjyqtarit të ndeshjes mes Barcelonës dhe PSG-së, Denis Ajtekin nuk kanë të mbaruar. Gazeta franceze “Le Parisien” ka nxjerrë në dritë të tjerë detaje nga përballja e të mërkurës në mbrëmje. Mediat franceze kanë akuzuar gjytarin Ajtekin për një 11-metërsh të padhënë për PSG-në në faullin e Meskeranos ndaj Di Marias si dhe për penalltinë e paqenë të Luis Suarezit që solli golin e 5-1. Por emdiat franceze kanë vijuar më tej, duke nënvizuar se përtej vendimeve në fushë, gjyqtari gjerman ka qenë i pasjellshëm me lojtarët e PSG-së. “Le Parisien” ka theksuar në numrin e së shtunës se në më shumë se një rast gjyqtari Ajtekin i është drejtuar lojtarëve të Parisit me ofendime të tipit “Fuck you!”

Al Kelaifi votëbeson Emeri

dhe sulmon gjyqtarin gjerman
Presidenti i PSG-së, Naser Al-Kelaifi ka vendosur t’i japë dhe një mundësi të dytë trajnerit Unai Emeri. Pas humbjes turpëruese 1-6 përballë Barcelonës, të gjithë kanë menduar se Emeri do të shkarkohej, por dje numri një i klubit francez ka votëbesuar trajnerin spanjoll dhe ka sulmuar me tone të ashpra gjyqtarin e ndeshjes kundër Barcelonës, Deniz Ajtekin. “Unai Emeri ka bërë një punë të madhe çdo ditë në Paris për ta çuar sa më lart këtë ekip. E rëndësishme është të nxjerrim të gjitha mësimet e duhura nga kjo humbje e turpshme dhe të mos nxitohemi në vendimet tona. Unai Emeri i ka të gjitha cilësitë e duhura për të qenë trajneri i PSG-së dhe ka mbështetjen time të plotë. Forca e një klubi të madh është të ruajë qetësinë edhe në këto momente delikate. Ne kemi përgjegjësitë tona për eliminimin, por po kaq përgjegjësi ka dhe gjyqtari. E gjithë bota e pa se Di Marias iu mohua një penallti që mund ta çonte ndeshjen 3-2. Po ashtu të gjithë e panë se në rastin e Suarezit mund të ishte gjithçka tjetër veç penalltisë”- ka thënë Al-Kelaifi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image