Lë Gjermaninë për Gjilanin, firmos ish-kapiteni i Bylisit

Gjilani nuk e ndal merkaton me lojtarë nga Shqipëria, pasi ditën e sotme ka prezantuar mesfushorin Ledian Muçaj. Fieraku ka luajtur edhe në Superiore me Bylisin, Besën dhe Apoloninë, ndërkohë që së fundmi ka provuar edhe një eksperiencë në Gjermani.

Mesfushori qendror, i cili është vetëm 25 vjeç, do të provojë një eksperiencë të re dhe te Gjilani gjen një ish-shok skuadre, Brunild Pezën. Me sulmuesin kanë luajtur së bashku te Bylisi, kurse me Ansi Nikën dhe Endrien Maganin ka qenë kundërshtar.

Në stërvitje me Gjilanin ka dalë edhe sulmuesi Mikel Canka,  i cili e mbylli sezonin e fundit në Superiore me Lushnjën. Ende nuk ka një zyrtarizim me sulmuesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *