Le Classico pa histori, PSG “masakron” Marsejën

0

Ndeshja më e madhe e kampionatit francez, Marsejë-PSg, si shpesh këto vitet e fundit përfundoi me triumfin total të kampionëve në fuqi.

Tepër i fortë PSG, që fitoi 5-1 në Velodromme, kundër një rivali ende shumë inferior, edhe pse në Marsejë po punohet shumë për të ndërtuar një skuadër të nivelit të lartë.

Markinjos e hapi llogarinë e golave që në minutën e gjashtë, pas një pasimi me kokë nga Tiago Silva, dhe aty ndeshja mori fund për Marsejën.

Kavani në të 16-tën shënoi golin e dytë, duke mbyllur gjithçka para kohe.


Pas pushimit rrebeshi vazhdoi, me Lukas, Draksler dhe një “bombë” nga Matuidi.

Sa për statistikë një gol i Fanisë për marsejezët, kur rezultati ishte 0-4.

Fitorja kthen -3 nga Monako PSG-në, ndërsa Marseja mbetet shumë larg vendit të katërt.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here