Lazio me laps në dorë, presidenti Lotito “urdhër” dhe lutje lojtarëve: Mos veproni si Juventus e Inter

Anullimi i kampionatit dhe izolimi i gjithë Italisë i ka dhënë pak kohë më tepër disa skuadrave të rishohin gabimet e së shkuarës. Ashtu siç edhe ka dëmtuar disa skuadra të tjera që kanë qenë në top formë duke i shmangur seancat stërvitore ndaj lojtarëve. E në këtë pikë Lazio e sheh veten në klasifikimin e dytë. Të kaltrit nuk e kanë pritu aspak mirë pezullimin e kampionatit ndonëse duhet ta pranonin për shkak të gjendjes së krijuar në gjithë Italinë.

Mobilizimi i lacialëve ka qenë goxha i lartë edhe në këto ditë karantinimi duke mbajtur të karikuar lojtarët dhe stafin e ekipit. Madje fryma e grupit shokon edhe më tej kur vet presidenti Lotito është shqetësuar për lojtarët dhe titullin kampion. Në një udhër që më tepër vjen si lutje, presidenti i kërkon lojtarëve të  mos largohen nga Roma drejt vendlindjeve të tyre. Kërkesa vjen si pjesë e masave të sigurisë, të cilat do të detyrojnë të fusin në karantinë për 14 ditë çdo lojtarë që do të kthehet kur kampionati të rinis.

Lotito beson se Lazio duhet të jetë e bashkuar dhe e gatshme të hidhet në stërvitje që ditën e parë që Federata e Italisë të japë dritën jeshile. Presidenti i lacialëve në mesazhin e tij thotë se Juventus dhe Inter po bëjnë një gabim që po lejojnë largimin e lojtarëve, një situatë çka mund të përdoret në favor të Lazios. Këta të fundit besojnë se titulli kampion mund të behet i tyre në një sezon fantastik por që u ndërpre në mesë nga kushtet e emergjencës shëndetësore./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *