Lautaro ndez aksin Torino-Milano: Ndihem shumë mirë përkrah Dibalas!

0

Lautaro Martinez është padyshim njeriu i momentit tek Interi. “El Toro” ka bërë që të harrohet mungesa e Mauro Ikardit, teksa në derbin ndaj Milanit arriti të shënonte golin e tretë për ekipin zikaltër. Së fundmi, argjentinasi ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka folur për një sërë temash.

ÇËSHTJA IKARDI – “Nuk është një situatë e mirë, as për Ikardin, as për ne që jemi në skuadër. Nuk mund të bëjmë shumë. Ai duhet të marrë një vendim me njerëzit që punojnë me të. Ne jemi njerëzit që punojmë me të dhe jemi në dispozicion të klubit. Çfarë ndodh rreth tij duhet të zgjidhet me njerëzit e tij dhe me klubin.”

MOMENTI – “Jam shumë i lumtur se si po shkojnë gjërat. Luajta derbin tin të parë dhe shënova një gol, për më tepër që fituam. Është një sadisfaksion fantastik. Madje, edhe gjumi nuk më ka zënë nga lumturia.”

ÇFARË NDRYSHOI? –  “Minutat mendoj. Gjithmonë jam munduar dhe të përmirësohem çdo ditë. Duhen disa muaj që të ambjentohesh me futbollin evropian. Të them të drejtën, ndihem një lojtar më i kompletuar tani. Futbolli italian është mjaft konkurrues, ku taktikat janë të rëndësishmë në çdo ndeshje. Stërvitjet janë ndryshe.”

Lautaro u pyet më pas dhe në lidhje me spekulimet e merkatos, ku flitet për një shkëmbim Ikardi-Dibala në aksin Torino-Milano. “El Toro” foli për Dibalan, me të cilin ka luajtur në kombëtaren e Argjentinës.

DIBALA –
“Ndihem shumë mirë kur luaj përkrah Dibalas. Kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin.”

IKARDI – “Që në momentin e parë që erdha në Itali, Ikardi më ka ndihmuar shumë. Gjithmonë kaloj mirë me të. Është një përgjegjësi e madhe ta zëvendësosh. Mauro ka bërë shumë për këtë klub. Shpresojmë që çdo gjë të zgjidhet, sepse është i rëndësishëm për ne dhe kemi nevojë për të.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.